Sali, Ferija and Carceva-Salja, Sofija and Najdenovska – Bojcinovska, Slavica and Dovolani, Teuta and Andonovska, Sonja and Mehmet, Blerim (2024) Efektet e aparatit Hyrax në zgjerimin transversal të harkut dentar maksillar. In: Konferenca VIII vjetore: Aplikimet moderne në praktikën ortodontike, 22 Apr 2024, Pristina, Kosovo.
Text
060-Revista-RSK-2024-1-1-Abstraktet-nga-konferenca-f.pdf Download (102kB) |
|
Text
Poster Prishtina 1.pdf Download (566kB) |
Abstract
Hyrje: Aparati Hyrax është një pajisje për zgjerimin e shpejtë të nofullës se siperme, i cili jep forcë në suturën palatale të maksillës, duke rezultuar në korrigjimin e mungesës së zhvillimit transversal të nofullës. Kjo teknikë ortodontike zakonisht përdoret për korrigjimin e nofullës së ngushtë dhe kafshimit të kryqzuar të pasëm. Qëllimi i këtij prezantimi të rastit është të tregojë efektin skeletor të zgjeruesit Hyrax, duke prodhuar dhe dhënë forcë në suturën palatale që rezulton në korrigjimin e kafshimit të kryqëzuar të pasëm dhe korrigjimin e përgjithshëm të malokluzionit të klasës II/1.
Materiali dhe metoda: Pacienti i përfshirë në këtë studim, 13 vjeç, është trajtuar në klinikën tonë, me diagnozë malokluzion te klasit II të divizionit 1. Plani i trajtimit përfshinte dy faza: Faza e parë përfshinte qasjen më aktive duke përdorur Hyraxin për zgjerimin e shpejtë maksilar (RME) dhe faza e dytë vazhdoi me trajtimin ortodontik me aparat fiks ortodontik në nofullën e sipërme dhe të poshtme. Faza e dytë e trajtimit përfshinte edhe nxjerrjen e premolarëve të parë të sipërm.
Rezultatet: Pas 7 javësh trajtim aktiv me aparatin Hyrax dhe 6 muaj periudhë stabilizimi, trajtimi ortodontik vazhdoi me aparat ortodontik fiks. Trajtimi i përgjithshëm ortodontik ka përfunduar pas një periudhe 29 mujore, me korrigjim të kafshimit në të tre drejtimet.
Konkluzioni: Zgjerimi i shpejtë maksilar me aparatin Hyrax në kombinim me aparatin ortodontik fiks, jep rezultate shume te mira në trajtimin e kafshimit të kryqëzuar posterior të pranishëm në pacientët e klasit II/1. Trajtimi ortodontik rezulton në një pamje të ekuilibruar të fytyrës me buzëqeshje tërheqëse
Item Type: | Conference or Workshop Item (Poster) |
---|---|
Subjects: | Medical and Health Sciences > Other medical sciences |
Divisions: | Faculty of Medical Science |
Depositing User: | Sandra Atanasova |
Date Deposited: | 25 Dec 2024 12:26 |
Last Modified: | 25 Dec 2024 12:26 |
URI: | https://eprints.ugd.edu.mk/id/eprint/35291 |
Actions (login required)
View Item |