Metodijeski, Dejan and Filiposki, Oliver and Taskov, Nako and Sazdova, Julijana and Antonievski, Goran and Dimovski, Cedomir and Todorovic, Emilija and Taleska, Milena and Dzambazovski, Kristijan and Cuculeski, Nikola (2020) Strategji për zhvillimin e turizmit në Komunën e Studeniçanit 2020-2024. Komunën e Studeniçanit, Skopje.
Preview |
Text
SRT-ST AL.pdf Download (4MB) | Preview |
Abstract
Komuna jonë, Komuna e Studeniçanit, përfshin pjesën jugore dhe jugperëndimore të fushëgropës së Shkupit. Përmban më shumë pamje natyrore dhe antropogjene. Hapësira e komunës ka një strukturë me relief të larmishëm, me shumë mundësi malore dhe hidrografike. Komuna kufizohet me komunat: Sopishtë, Kisella Vodë, Zelenikovq, Çashkë, Makedonski Brod dhe Petrovec.
Përfitimet nga natyra dhe afërsia, si dhe lidhja me komunat fqinje janë një mundësi për zhvillimin e turizmit. Duke e kultivuar misionin e komunës si komunë rurale, me një zonë industriale shumë të zhvilluar, ne përpiqemi që tërësisht t’i shfrytëzojmë burimet natyrore dhe ato ujore. Komuna së bashku me të gjithë aktorët e interesit të zhvillimit ekonomik - qeverisjen lokale, sektorin e biznesit dhe shoqërinë civile, punojnë së bashku dhe kontribuojmë për përparimin e bashkësisë me theks të veçantë në integrimin evropian, në mbrojtjen e natyrës, në përfshirjen sociale dhe barazinë gjinore. Nga arritja e këtij qëllimi, komuna sheh përfitime të mëdha në zhvillimin e turizmit.
Përfitimet e turizmit i vërejmë në zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit (në turizmin kulturor-historik, turizmin gastronomik, turizmin shëndetësor, aktivitete në natyrë dhe turizëm sportive, si dhe në turizmin e gjuetisë dhe të peshkimit), e me këtë edhe numër të madh të turistëve, si dhe numër të madh të punëtorëve të turizmit dhe hotelierisë.
Me qëllim që të jetë mjedis modern rural ku shumë njerëz do të mund t’a njohin atë si një destinacion për pushim dhe rekreacion, Komuna e Studeniçanit medoemos të ecë drejt procesit të planifikimit dhe procesit të miratimit të dokumenteve strategjike. Përmes kësaj strategjie dhe masave të përshkruara, ne shpresojmë se do t’i përmirësojmë aktivitetet në fushën e turizmit e me këtë t’i zmadhojmë edhe përfitimet e të gjithëve në komunë.
Item Type: | Other |
---|---|
Subjects: | Social Sciences > Economics and business |
Divisions: | Faculty of Tourism and Business Logistics |
Depositing User: | Dejan Metodijeski |
Date Deposited: | 07 Feb 2021 13:37 |
Last Modified: | 07 Feb 2021 13:37 |
URI: | https://eprints.ugd.edu.mk/id/eprint/27632 |
Actions (login required)
View Item |