Djuklevski, Goce and Racaj, Muhamet (2012) Hyrje në kriminalistikë. Univerzitetit FON.
Preview |
Text
kniga.pdf Download (3MB) | Preview |
Abstract
Punimi “Hyrje në kriminalistikë” i profesorëve dr. Goce Xhukleski dhe dr. Muhamet Racaj e kuptoi, nga njëra anë, si një vepër të vlefshme në lëmin e kriminalistikës, ndërsa nga ana tjetër, si shprehje e guximit të autorëve që kanë vendosur të hulumtojnë dhe të formësojnë një vepër të një fushe jashtëzakonisht të ndërlikuar shkencore. Në fakultetin për detektiv dhe sigurisë në Shkup Kriminalistika, sipas vëllimit të përmbajtjeve të planeve dhe programeve mësimore dhe të zhvillimit të disiplinave mësimore, ka statusin e një nga shkencat themelore nëpërmjet së cilës profilizohen kuadro të cilët arsimohen për zgjidhjen e dukurive të ndërlikuara kriminalistike në baza shkencore, ndërsa nëpërmjet saj, inspektorët e ardhshëm fitojnë profesionin e kriminalistit. Në Republikën e Maqedonisë, në punën praktike profesionale të shërbimeve të sigurimit, kriminalistika ka një traditë të gjatë. Që pas Luftës së dytë botërore pothuajse në të gjitha format e arsimimit nëpërmjet të cilave janë shkolluar kuadrot policore, kriminalistika studiohej, më së tepërmi nëpërmjet analizës së zhvillimeve kriminalistike të veprave penale të bëra në hapësirën maqedonase. Kriminalistika ishte parashikuar në të gjitha planet dhe programet mësimore si lëndë themelore, nëpërmjet së cilës ndërtohej struktura e inspektorëve. Mile Kovaçeski, jurist i diplomuar, tërë jetën e vet punuese e ka kaluar duke ligjëruar kriminalistikë në seminare, kurse për policë, për komandantë, për inspektorë dhe më vonë në Shkollën e mesme të punëve të brendshme. Kriminalistikë ka ligjëruar edhe juristi i diplomuar Radivoje Jovanoski.
Në vitin 1957, në Ministrinë e punëve të brendshme u punësuan rreth 40 veta me arsim të mesëm nga të gjitha drejtimet
Item Type: | Book |
---|---|
Subjects: | Social Sciences > Law |
Divisions: | Military Academy |
Depositing User: | Muhamet Racaj |
Date Deposited: | 19 Feb 2015 14:20 |
Last Modified: | 26 Feb 2015 15:03 |
URI: | https://eprints.ugd.edu.mk/id/eprint/12748 |
Actions (login required)
View Item |